Miqësia është gjëja më e rëndësishme, vlen më shumë se bluza e Mesit!

Pablo Mafeo nuk është ndonjë emër i panjohur, pasi ky futbollist spanjoll debutoi te Mançester Siti, verën e kaluar, në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampioneve (LK), por, sidoqoftë, trajneri Guardiola e dërgoi atë që “të kalitet” tek ekipi i Xhironës. Ky djalosh nga Katalonja është rritur në shkollën e Espanjolit, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjollit atij iu dha detyra e vështirë që të ruante vetë Lionel Mesin! “M’u ngarkua detyra që të ruaja Mesin, pra që ta ndiqja atë, kudo që ai do të shkonte në fushë. Ishte me të vërtetë një detyrë mjaft e vështirë, sepse ai është më i miri në botë. Sidoqoftë, ndërsa e ruaja, ne patëm mundësinë që edhe të shkëmbenim disa fjalë, ai më pyeti për Sitin, sa vjeç jam…. Ai nuk u soll aspak si ndonjë yll i madh”, tha Mafeo.

Sikurse dihet, Barça fitoi 3-0, por Mesi, sidoqoftë, nuk bëri asnjë gol, kështu që mund të thuhet se Mafeo e kreu mirë detyrën e tij. Dhe sado që ai donte ta shkëmbente bluzën e tij me atë të Mesit, sapo mbaroi ndeshja, ai vrapoi drejt portierit të Barcelonës. “E ndërrova bluzën me Ter Shtegenin, megjithëse, ishte mëse e qartë se vetë unë doja ta ndërroja me Mesin, por një shoku im i afërt është tifoz i madh i Ter Shtegenit dhe unë i kisha premtuar atij se do t’ia gjeja bluzën e tij. Miqësia është gjëja më e rëndëshme në botë”, tha Mafeo.

Sfidanti.al