Federata Ndërkombëtare e Autmobilizmit ratifikoi vendimin e marrë javë më parë; duke nisur nga viti 2018 skuadrat e Formula 1 do të jenë të detyruara që të përdorin sistemin mbrojtës ‘Halo’ në makinat e tyre gjatë garave. Ky vendim u mor në përfundim të mbledhjes së zhvilluar në Paris nga Këshilli Botëror i FIA që miratoi edhe ndryshime të tjera.
Një tjetër ndryshim i miratuar nga FIA është ai në Rregulloren Sportive dhe Teknike që ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e rezuistencës së telaios së makinës dhe me atë të sistemit të stabilizimit të makionës. Në të njëjtën kohë në m,bledhjen e FIA u vendos që kompania furnizuese e skuadrave me matësat e fluksit të karburantit për botërorët 2018 e 2019 të jetë ‘Sentronics’.
sfidanti.al