Nëse nuk garantohet garancia, Franca nuk do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pyeongchangtë Korësë së veriut në fillim të vitit të ardhshëm. Mesazhi erdhi nga vetë mMinistrja franceze e sporteve Laura Flessel. Synimi ynë në këtë moment është që skuadra olimpike e Francës të stërvitet pa asnjë lloj presioni-tha Flessel- Jemi të ndërgjegjshëm për situatën e krijuar dhe po mbajmë lidhje me ministrin e Jashtëm, Le Drian kështu që ne po vazhdojmë monitorimin. nuk duam që sportistët tanë të rrezikohen. Edhe ata janë në dijeni të asaj cfarë po ndosdh, por janë të fokusuar te objektivat e tyre. Nëse gjërat përkeqësohen dhe nuk mund të garantojmë sigurinë e tyre, skuadra e Francës do të qëndrojë në shtëpi’. Tensionet në gadishulllin korean u rritën ne 3 shtator kur Koreja e Veriut, kreu testin e saj të 6 nuklear që solli edhe një reagim të ashpër nga diplomacia botërore. Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në 9-25 shkurt të vitit 2018 dhe deri në këtë moment asnjë prej pjesëmarrësve në këtë eveniment të rëndësishëm nuk ka shfaqur ndonjë ankesë në lidhje me sigurinë.
sfidanti.al