Barcelona gjatë verës hodhi sytë nga Atletico Madrid. Kjo është ajo që zbulon radoioja spanjolle ‘Onda Cero’, sipas së cilës klubi katalanas tentoi të sblejë kartonin e Antoine Griezman për të zëvendësuar brazilianin Neymar. Gjithnjë sipas ‘Onda Cero’, nënkampionët e Spanjës ofruan deri në 140 milionë Euro shifër kjo që nuk u mor aspak në konsideratë nga drejtuesit e Atletico Madrid, për më tepër kjo ofertë është shumë larg klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Griezmann që kap vlerën e 200 milionë Eurove. Por në shënjestrën e katalanasve nuk oishte vetëm Griezman. në fakt ‘Onda Cero’ bëri të ditur se objektivi primar i Barcelonës ishte Saul Niguez për të cilin ishte gati të ofrojë 80 milionë Euro. Por edhe në këtë rast, oferta nuk ishte e mjaftueshme duke qenë se klauzola e zgjidhjes së kontratës së Saul me Atletico Madrid është plot 150 milionë Euro.
sfidanti.al