Legjenda Pele në karrocë invalidi, autografe fotove me golat e Peles së ri!

E vetmja gjë që nuk ndalon është koha. Jo më kot e thoshte Napoleon Bonaparti se “terrenin e humbur e rifitoj, kohën kurrë”. As legjenda e futbollit, Pele, nuk mund ta fitojë sërish kohën e humbur, dhe sot në moshën 76-vjeçare është fotografuar duke lëvizur në karrocë invalidi dhe duke dhënë autografe. Ish-ylli më i madh i futbollit botëror ishte në Aeroportin Ndërkombëtar “JFK” në Nju Jork, ndërsa karrocën me rrota ka nisur ta përdorë rreth 1 vit më parë. Agjenti i tij, Zhoze Fornos tregon se Peleja e quan karrocën me shaka “këpucët e mia të reja të futbollit, me taka”. Pele u shpall 3 herë kampion i botës në 1958, 1962 e 1970 me kombëtaren e Brazilit dhe shënoi më shumë se 1 200 gola në karrierë.

Sfidanti.al