“Do t’i japim publikut një ndeshje të bukur”, kanë premtuar që të dy. “Bukuria në këtë sport është brutaliteti (pra dhuna)”, ishte komenti i mediave për këtë premtim. Genadi Genadijeviç Golovkin dhe Saul Kanelo Alvarez do të ndeshen këtë fundjavë në Las Vegas, në duelin më të madh të peshave të mesme të boksit profesionist. Në të njëjtin ring ku Flojd Mejuedhër i Riu u përball me Konor Mekgregorin, T-Mobajl Arena (T-Mobile Arena), me 20 000 biletat të shitura, dhe me çmime që kanë arritur deri në 15 000 USD. Dhjetëra milionë dollarë pritet të prodhojë ky duel, me Alvarezin që do të fitojë 35 milionë dhe Golovkinin 25 milionë.
Kazaku Golovkin është 35 vjeç dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje në karrierë. Alvarezi meksikan është 27 vjeç dhe ka vetëm 1 humbje në 51 duele, atë me Flojd Mejuedhërin në 2013, kur u mposht me pikë, ndërsa ishte shumë më i ri sesa tani. Kush do të fitojë në Las Vegas? Vështirë të parashikohet, por Golovkin e ka përkufizuar shumë bukur: Nuk e di nëse pas ndeshjes do të shkojmë në shtëpi, apo në spital”!
Sfidanti.al