Manchester United do të tentojë sërish; gati 100 mln Paund për Griezmann

Antoinne Griezmann është kthyer në një obsesion për Manchester United. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Star’, klubi anglez do të bëjë një tjetër tentativë për blerjen e sulmuesit të Atletico Madrid në verën e ardhshme dhe është bërë gati t’i ofrojë klubit spanjoll plot 100 milionë Paund. ‘Djajtë e Kuq’ ishin shumë pranë blerjes së Griezmann në merkaton e kësaj vere, por negociatat u ndërprenë për shkak se Atletico Madrid u ndëshkua  nga FIFA me bllokim të merkatos për shkak parregullsive në kontratat me minorenët, ndëshkim ky që përfundon në janar të vitit 2018. Pikërisht në këtë vit do të bëjë tentativën e radhës Manchester United për të mundësuar sjelljen në Old Trafford të sulmuesit të përfaqësueses franceze me shpresën që fundi i kësaj historie këtë radhë të jetë i lumtur.

sfidanti.al