“Magjistaret” e basteve përcaktojnë Spanjën si kampione të Evropës

Mbas pesë ndeshjeve të zhvilluara në fazën grupore dhe para asaj eliminatore që fillon sot (të shtunën), “furia e kuqe” ka qenë dhe mbetet favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë të Eurobasketit 2017. Edhe mbas pesë ndeshjeve të zhvulluara në grup, Spanja e konfirmoi rolin e saj prej favoriti kryesor dhe, së bashku me Slloveninë, janë dy seleksionet që kanë realizuar efektin maksimal – pesë ndeshje –pesë fitore! Kështu që edhe në qendrat e bastave gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, madje kuota për triumfin e Spanjës në këtë Eurobasket, selia e të cilit tani ka kaluar në Stamboll, është ulur në vetëm 1,57, kurse shumë larg është Serbia me 9, e pasuar në vend të tretë nga Lituania – kuota 10, Sllovenia – 14, Franca – 15, etj.

Sot do të luajnë: Letoni – Mali i Zi, Serbi – Hungari, Spanjë – Turqi dhe Kroaci – Rusi.

Sfidanti.al