Koha është shëruesi më i mirë për gjithçka. Edhe për brengën e madhe të Filip Kutinjos, që dështoi në realizimin e dëshirës së tij të zjarrtë për të shkuar tek Barcelona. Tashmë, ylli brazilian, pasi u pengua nga Liverpuli dhe Jurgen Klopi, u detyrua të bënte kthimin në “bazë” që nga kombëtarja e Brazilit që i përfundoi ndeshjet e radhës për eleminatoret e Kupës së Botës.
Këmbët, me siguri, nuk i kanë bërë që të hynte në kompleksin stërvitor, veçse puna është punë dhe kontrata kontratë. Kutinjo u paraqit i qeshur ndërsa fotoreporterët bënin shkrepjet e tyre, pavarësisht se çfarë mund të ketë ndjerë brenda vetes. Nuk dihet nëse 25-vjeçari do të jetë gati apo nëse trajneri Klop do të preferojë ta hedhë në fushë në përballjen e madhe të fundjavës ndaj Mançester Sitit, në fushën e këtij të fundit. Përsa i përket të ardhmes, shumëkush mendon se Kutinjo do të shkojë tek Barcelona, por ndoshta verën e ardhshme.
Sfidanti.al