Sfidoi dallgët e uraganit ‘Irma’; shuhet ylli i ri i surfit, Alexander Zander

Mes viktimave të uraganit ‘Irma’ që ka pushtuar karaibet është edhe Alexander Zander Venezia, ylli i ri i surfit  botëror që humbi jetën në tentativë për të ‘kalëruar’ me tavolinën e tij të surfit një nga dallgët e mëdha të krijuara nga kjo stuhi e dhunshme tropikale. 16 vjecari u nda nga jeta në Barbados pasi u përplas me shkëmbinjtë.

I shoqëruar edhe nga disa miq e kolegë Zander u hodh në ujë në pjesën lindore të bregdetit dhe pas disa tentativave të suksesshme u mposht nga një dallgë  që nuk mund të menaxhohej duke u përplasur kështu me shkëmbinjtë. Nuk ishte e lehtë për ta nxjerrë atë në breg ku surfisti 16 vjecar nuk e mori më veten pavarësisht përpjekjeve të bëra për ta mbajtur në jetë.

Sfidanti.al