Sharapova bie një hap para çerekfinaleve, Nju Jorku humb “hirushen”

Do të ketë mjaft teniste me klas në çerekfinalet e US Openit, por më e bukura dhe më elegantja nga të gjitha u kthye në shtëpi. Maria Sharapova nuk pati forcë të vazhdonte atë që bëri në tre raundet e tjera, dhe u mund nga Anastasja Sevastova e Letonisë. Plot 11 sete në 4 takime ishin pak si shumë për një vajzë 30-vjeçare që nuk provonte nivele të tilla për 18 muaj, ndaj Sevastova, një teniste baltike me origjinë ruse, ia doli 5-7, 6-4 e 6-2. Do të jetë pikërisht ajo që do të luajë në çerekfinale ndaj amerikanes së “ringjallur” Sloun Stefëns.

Sharapova nuk ia doli plotësisht këtë herë, por përshtypja është se ajo do të jetë sërish një nga tenistet më të mira në botë. Pasi mundi Simona Halepin, Timea Baboshin dhe amerikanen Sofia Kenin, Maria do të jetë më lart se vendi i 100-të në botë, pra nuk do të ketë nevojë për ftesë në Australian Open, ku besohet se do të synojë titullin.

Sfidanti.al