Formula 1, Hamilton pushton tokën italiane; fiton garën në Monza

Mercedes dhe Lewis Hamilton triumfojnë në  tokën e Ferrarit madje duke treguer një superioritet të madh ndaj Kokëkuqes italiane. Ne Monza piloti britanik ishte thjesht perfekt në garën e tij të cilën e fitoi me meritë të plotë.  Hamilton e nisi Cmimin e Madh të Italisë ne pole position duke e ruajtiur pa shumë probleme pozicionin e tij. Festa e ‘Shigjetave të Argjendta’ u kompleuta nga Valtteri Bottas i cili u rendit në vendin e dytë duke bërë që Mercedes të shfaqë diferencat që ka me Ferrarin.

Vetëm vendi i tretë për Sebastian Vettel dhe Ferrarin një rezultat ky që la një shije të hidhur te të gjithë tifozët e pranishëm në tribunën e pistës së Monzës. Ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen u rendit i pesti pas Daniel Riciardos që bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë të cilën e nisi nga vendi i 16. Fitorja në Monza i dha mundësinë Hamilton që të parakalojë Vettel në renditjen e përgjithshme për pilotë duke marrë kryesimin me 238 pikë, 3 më shumë se piloti gjerman, nderkohë që në vendin e tretë është Bottas me 197 pikë.

sfidanti.al