UEFA mjaft ka duruar, plas hetimi kundër PSZH-së

UEFA priti përfundimin e sezonit veror të transferimeve, që të fillojë atë që ajo kishte premtuar, kontrollin ose hetimin financiar, nëse ndonjë nga klubet ka shkelur rregullin fair play financiar. Vetkuptohet që e para në “tapet” do të hidhet PSZH-ja franceze që, gjatë kësaj vere, realizoi transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, duke i paguar Barcelonës 222 milionë euro për futbollistin brazilian, Nejmar. Në njoftimin e UEFA-s, thuhet se do të bëhet një konktroll i detajuar, nëse janë respektuar ose jo rregullat financiare nga klubet e përfshira në shitblerjen e futbollistëve. Nëse do të provohet se ka pasur shkelje të këtyre rregullave, atëherë, do të merren masa rigoroze kundër çdo ekipi që i ka shkelur ato.

PSZH-ja, sikurse dihet, krahas Nejmarit, bleu edhe Kilian Mbapen nga Monako, duke paguar plot 180 milionë euro të tjera që, në fakt, do të paguhen vitin tjetër, pasi këtë vit ai (Mbape) do të luajë si lojtar i huazuar në “Parkun e Princave”.

Sfidanti.al