Barcelona dorëzohet; nuk do ta blejë brazilianin Coutinho

Telenovela e dytë e merkatos së kësaj vere mbyllet me një fund jo të lumtur për Barcelonën. Në fakt klubi katalanas pas përpjekjeve të shumta që zgjatën disa javë u dorëzua në lidhje me blerjen e Philipe Coutinhos. Liverpool nuk e lejoi futbollistin që të bëjë realitet dëshirën e tij per te kaluar ne Camp Nou duke i refuzuar të gjitha ofertat e ardhura nga katalanasit madje injoroi edhe tentativat e vetë brazilianit.

Coutinho në ditët e kaluara bëri kërkesën për transferim, mohoi të luajë ndeshje me fanelën e ‘The Reds’  madje arriti deri aty sa I kërkoi stafit teknik që të mos e përfshinte në listën e të grumbulluarve për Ligën e Kampioneve, por edhe këto tentativa nuk dhanë efekt pasi drejtuesit e Liverpool nuk hoqën dorë në asnjë moment nga qëndrimi i tyre për të mos e nxjerrë në merkato futbollistin.

sfidanti.al