Spanja dhe Italia vijojnë përgatitjet për ndeshjen mes tyre, më e rëndësishmja për këto eliminatore të Botërorit 2018 duke qenë se në lojë është vendi i parë në Grupin G. Trajneri i ‘La Rojas’, Julen Lopetegui nuk e fsheh respektin ndaj Të Kaltërve të Giampiero Venturës duke kërkuar që futbollistët e tij të bëjnë ndeshjen perfekte ndaj 4 herë kampionëve të botës. ‘Italia është një kombëtare e madhe dhe ne nesër duhet të jemi të përsosur në fushën e lojës-tha Lopetegui-mund të jetë ndeshje vendimtare për cështjen e kualifikimit në Botërorin e Rusisë. Publiku duhet të na mbështesë gjë që po e bën dhe ne jemi të kënaqur me këtë’. Spanja dhe italia janë në 2 vendet e para të Grupit me 16 pikë secila me skuadrën iberike që ka një golavarazh më të mirë se italianët.
sfidanti.al