Deshamp si Panuçi, Mbape dhe Lemar e pësojnë “ngjashmërisht” si Cikalleshi

Rregullat nuk i ka shpikur as Federata Shqiptare e Futbollit dhe as trajneri i saj i ri, Kristian Panuçi, ato janë universale. Kjo u vërtetua nga komentet e fundit që vinin nga grumbullimi i Francës, ku Didie Deshamp u soll njëlloj si italiani ynë. Trajneri i Francës u bëri të qartë Kilian Mbapesë dhe Tomas Lemarit se nuk mund të lenë grumbullimin për të shkuar dhe për të bërë prezantimin në skuadrat e tyre të reja, me shumë gjasa PSG e Liverpul. Ashtu si Panuçi, Deshamp u shpreh se lojtarët mund t’i bëjnë vizitat mjekësore në kompleksin e kombëtares së Francës, analizat e të cilit pranohen në çdo vend të botës, ndërsa kontratat mund të nënshkruhen në mënyra alternative, pa qenë në klubet përkatës. Sa për prezantimin, ky duhet të presë pasi Franca të luajë ndeshjet e saj të Botërorit, në 31 gusht ndaj Holandës, dhe në 3 shtator ndaj Luksemburgut, që të dyja në Paris.

Sfidanti.al