Kutinjos po i plas shpirti, edhe i vdekur do të shkojë në Kamp Nou

Historia për transferimin e Filipe Kutinjos në “Kamp Nou” ende nuk ka përfunduar, kështu që ky futbollist brazilian nuk po le mënyrë pa përdorur që ta detyrojë klubin e Liverpulit ta lërë të lirë atë që të ikë për te klubi katalonjas, ku, tanimë, u transferua Usman Dembele nga Borusia e Dortmundit për rreth 138 milionë euro.

Sidoqoftë, Kutinjo vazhdon që të jetë në agjendën e Barcelonës, ndërsa edhe ai vetë nuk po lë gur pa lëvizur që ta nxisë transferimin e tij. Ai ka dërguar me e-mail një kërkesë zyrtare për transferimin e tij, ndërkohë që, siç dihet, Liverpuli, deri tani, ka refuzuar tri oferta që kanë ardhur nga “Kamp Nou”. Mesfushori brazilian, në të gjithë prononcimet e tij të fundit, thekson me forcë se e ka ëndërr që të luajë me Barcelonën.

Kutinjo, ndërkohë, i ka lënë të kuptohet qartë trajnerit të vet aktual, Jyrgen Klop, se ai nuk do që të luajë me Liverpulin në Ligën e Kampioneve. Duke u sjellë kështu, Kutinjo, sikurse duket, synon që edhe nëse nuk arrin që të transferohet për te Barcelona gjatë këtij sezoni veror transferimesh, të paktën të mbesë objektiv i klubit katalonjas edhe në sezonin dimëror të transferimeve.

Sfidanti.al