Valverde: Mesi nuk shkon askund, do të marrim përforcime të reja

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i hodhi poshtë të gjitha spekulimet e medias se Lionel Mesi, në fund të gushtit, do të largohet nga “Kamp Nou”. Në fakt, futbollisti argjentinas ende nuk e ka ripërtërirë kontratën me Barcelonën, duke i lënë mediumet që të spekulojnë lidhur me largimin e tij eventual. Mediumet britanikë kanë përhapur lajmin se Mesi do të mund të shpërngulet në Mançester Siti për 300 milionë euro të pabesueshëm, por…

“Puna me Mesin është e gjitha në rregull, ai stërvitet, ashtu sikurse është stërvitur edhe më parë, pa asnjë problem. Nuk ka dyshim se Mesi do të qëndojë me neve, ndërkohë që, deri në fund të sezonit të tanishëm të transferimeve, ne do të marrim përforcime të tjera. Të gjithë klubet, në këtë periudhë, kompletojnë ekipet e veta”, thotë Valverde.

sfidanti.al