F1, afron gara e Monzas; Verstappen pret penalizimin për ndryshim motori

Max Verstappen do të penalizohet për garën e kësaj fundjave në Formula 1 që do të zhvillohet në pistën e Monzës në Itali dhe shkak për këtë është defekti në motorijn e tij. Christian Horner konfirmoi gjithcka që do të thotë se te Red Bull do të bëhet ndryshimi i motorit në makinën e pilotit holandez. Verstappen  shfaqi problemet në motorin e makinës së tij gjatë garës së Cmimit të madh të Belgjikës të cilën ai e braktisi pas vetëm 8 xhirosh. ‘E kuptoj zemërimin e Verstappen, por pjesa më e madhe e problemeve ishion jashtë kontrollit tonë-tha Horner për Autosport-ai pret penalizimin për garën e Monzës dhe kjo është ajo që e bezdis më shumë’. Tërheqja nga gara e Belgjikës ishte e 6 për Verstappen në këtë sezon. Në 4 raste ajo ka ndodhur për probleme mekanike. Deri tani janë zhvilluar 12 gara në Botërorin e Formula 1 dhe Verstappen ka grumbulluar 67 pikë, 65 më pak se shoku i tij i skuadrës Daniel Ricciardo.

sfidanti.al