‘Turpi’ në Anfield: Ozil u kërkon ndjesë tifiozëve të arsenalit

Ndërsa në median britanike po merren shumë me qeshjen ironike te Sanchez në stol gjatë disfatës katastrofike të Arsenalit me Liverpool, te Topçinjtë del dikush që kërkon ndjesë për turpin e Anfieldit. Bëhet fjalë për mesfushorin e përfaqësueses gjermane Mesut Ozil i cili kërkoi faljen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.’Na kritikoni, na bërtisni, na shani, por  edhe unë jam i zhgënjyer nga kjo ndeshje-shkruante Ozil në postimin e tij në Instagram-donim një rezultat pozitiv përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të eliminatoreve, por gjatë këtyre 90 minutave nuk u shfaqëm mirë dhe padyshim Liverpooli e meritoi fitoren.U kërkoj falje tifozëve, sidomos atyre që erdhën deri në Anfield për të na mbështetur’

sfidanti.al