Dimitrovi prish syrin e keq, ngjitet në majën e “Amerikës”

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov po luan sezonin e tij më të mirë në tenisin profesionist. Mbrëmë, në finalet e turneut të mjeshtrave të zhvilluar në Cinçinati të SHBA-së, ai mundi 2-0 (6-3, 7-5) tenistin australian Nik Kirios. Ky triumf për Dimitrovin është i pari i një niveli të tillë të lartë. Gjatë këtij viti, ai, deri tani, ka fituar në turnetë e zhvilluar në Brisbejn dhe Sofia, ndërsa ka qenë gjysmëfinalist në turneun Austrlia Open, me një rezultat të përgithshën ndeshjesh prej 16 fitoresh dhe vetëm një humbje.

“Jam mjaft i gëzuar për fitoren e arritur. Me të vërtetë, përjeton një ndjenjë të jashtëzakonshme, kur mban në duar trofeun aq të dëshiruar”, tha, mbas finales, tenisti bullgar.

Dimitrovi, mbas këtij triumfi, në ranglistën e publikuar dje të ATP-së u ngjit dy pozicione dhe, tani, ai ndodhet i nënti në top-dhjetshën e më të mirëve në botë.

Sfidanti.al