Tiago Silva edhe pse është misionar i lojës në mbrojtje, vizioni i lojës që dashuron është në sulm. Ata që preferojnë lojën sulmuese të mbrojtësve, me siguri e kanë në listën e shijes edhe brazilianin Silva. “Loja në mbrojtje është një art dhe aspak një vrasje për futbollin” – është shprehur dikur braziliani. Pas ndeshjes me Marsejën, ku “muri i Berlinit” është ringritur në fushë, Tiago ka patur një shije tepër zhgënjyese.
“Si mund të luash gjatë gjithë lojës me 11 vetë në mbrojtje? Olimpik i Marsejëse e kishte menduar keq këtë ndeshje, e cila meritonte më shumë spektakël nga të dy ekipet. Futbolli do të humbasë shumë nga alegria, nëse ekipet do të mendojnë vetëm për pikët dhe jo për spektaklin”.