Gazetari i njerës prej gazetave më kryesore turke, “Hurriyet”, Ahmet Erçanlar, e tregoi më së miri sesa i madh është tërbimi i tifozëve turq mbas humbjes 2-0 së këtij ekipi të njohur turk nga Vardari modest maqedonas në Shkup. Në komentin e tij, gazetari e “shpartalloi” deri në fund Fenerahçen, por nuk i kurseu as edhe epitetet nënçmuese në adresë të klubit maqedonas.
“Jazëk! Luajtëm dhe humbëm ndaj një ekipi që kushton gjithsej 10 milionë euro, vetëm dy milionë më shumë sesa Xhozefi (mesfushori i Fenerit). Ata erdhën, gjithsej, dy herë te porta jonë dhe shënuan dy gola. Një ekip prej 150 milionë eurosh nuk ishte në gjendje që të mundte një ekip amator që nuk vlen më shumë se 10 milionë euro.
Nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar lojën e ekipit turk. Ndoshta, më e afërta është rezil!”, theksoi gazetari Erçanlar. Ai nuk la fjalë pa kritikuar trajnerin Koçaman, por edhe lojtarët. Kritikat më të mëdha shkuan në adresë të mesfushorit, Ozan Tufan. “Tufani luajti në një hapësirë gjithsej 10 metra katrorë. Ai nuk është i denjë që ta mbajë të veshur bluzën e Fenerbahçes”, shkruan gazetari i mësipërm.
Sfidanti.al