Shkëndija e Tetovës me një gjest popullor: Milani shikohet edhe me 400 denarë!

Klubi tetovar, që dje, nxori në shitje bileta për ndeshjen kualifikuese ndaj Milanit italian që do të luhet, më 24 gusht, në stadiumin “Telekom Arena” (Filipi i 2-të) të Shkupit. Kryesia e Shkëndijës vendosi që t’u ofrojë tifozëve dhe dashamirësve të vet çmime popullore biletash që lëvizin nga 400 denarë (1euro = 61,3 denarë) deri në 1000 denarë, në varësi të tribunës dhe të pozicionit në stadium. Në Shkup, në fakt, biletat do të mund të gjenden të hënën.

Klubi i Shkëndijës bëri të ditur se të gjithë tifozët e interesuar mund të blejnë bileta edhe për ndeshjen e 17 gushtit në Milano, përmes uebsajtit zyrtar të Shkëndijes.

Sfidanti.al