Petr Çeh është nga Republika Çeke, një nga vendet ku ndoshta më shumë se futbolli, hokeji në akull është një sport kombëtar. Portieri i Çelsit vendosi të provonte aftësinë e tij edhe në këtë sport ku çekët kanë dalë 12 herë kampionë të botës (6 herë si Çekosllovaki) dhe një herë kampionë olimpike. Kjo ndodhi në një ndeshje të luajtur në qytetin çek të Brnos, për nder të lojtarit të shquar, Martin Havlat, që i dha fund karrierës dy vjet më parë.
Numri 1 i Arsenalit u shpreh pas ndeshjes se ndje shumë mirë, duke luajtur po ashtu si portier, edhe pse pësoi 4 gola. Gjithsesi, ai deklaroi se duhej të kthehej urgjent në Londër, nga ku mesa duket i kishte ardhur ndonjë telefonatë. Arsenali nis kampionat anglez dhe Çeh është shtyllë e skuadrës, portieri kryesor i saj, ndaj edhe Arsen Venger nuk dëshiron asnjë vonesë dhe asnjë të papritur.
Sfidanti.al