Ka fituar Championsin me Barcelonën, tani akuzohet për kontrabandë drogash!

Një ish-futbollist i Barcelonës që ka qenë pjesë e brezit që, më 2006, fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve, është midis 22 vetave që akuzohen për trafik drogash në Meksikë, njoftuan shërbimet përkatëse të SHBA-së. Fjala është për mbrojtësin Rafael Markez një futbollist që ka luajtur gjatë me klubin gjigant katalonjas, më saktë gjatë viteve 2003-2010. Kapiteni i përfaqësueses së Meksikës dhe pjesëtari i ekipit Atlas të Guadalaharës ndodhet në “listën e zezë”, të publikuar nga policia.

Deri tani, nuk ka pasur ndonjë koment zyrtar lidhur me këtë temë, ndërsa pritet që procedura hetimore të tregojë, nëse Markezi, me të vërtetë, është pjesë e klanit që përfiton nga shitja e drogave. Krahas Markezit, policia po heton edhe përfshirjen eventuale në trafikun e drogave të këngëtarit të njohur meksikan, Zhulio Cezar Alvarez.

Sfidanti.al