Sofia e gjitha në këmbë: italiani Delio Rosi në krye të Levskit

Bullgarinë e ka përfshirë një eufori e madhe, duke qenë se një emër i madh trajneri italian ka ardhur në Sofia. Një nga dy klubet më të mëdhenj dhe më me shumë tifozë në Bullgari, Levski i Sofies, nuk ka ka dalë kampion i vendit që nga viti 2009 dhe, në përpjekje që ta ndërpresë dominimin disavjeçar të Ludogorecit të Razgradit, ka angazhuar Delio Rosin si trajnerin kryesor të ekipit të vet. Rosi, tanimë, ka shkuar në Sofie, ku ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “blutë” vendas. Gjatë prezantimit zyrtar, Rosi kërkoi falje se po fliste italisht, por premtoi se, brenda një kohe të shkurër, ai do të mësonte bullgarishten.

Mbas 19 vitesh pune në Itali, Delio Rosi pranoi propozimin e Levskit të Sofies, më saktë atë të Spas Rusevit, pronarit të pasur të këtij klubi bullgar.

Sfidanti.al