Konte i zemëruar me shefat e Çelsit: Nuk shitej Nemanja Matiç

Trajneri i Celsit, Antonio Konte, pyetjes së gazetarëve se përse e la që të largohej mesfushorin Nemanja Matiç te Junajtidi, iu përgjgj në në një mënyrë interesante që tregon se kush komandon në “Stemford Brixh”:

“Nuk e kam fajin unë. Duhet të pyesni kryesinë e klubit se përse vendosi që t’ia shesë Matiçin një prej rivaleve tanë më të mëdhenj”, vuri në dukje Konte që, me këtë rast, zbuloi se marrëdhëniet e tij me kryesinë e klubit nuk janë edhe aq të mira. Ky trajner italian është i ndërgjegjshëm se atë e pret një sezon mjaft i vështirë, sepse nga ekipi kampion pritet që të mbrojë titullin dhe të luftojë që të arrijë në finale të Ligës së Kampioneve. “Padyshim se sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështiri në karrierën time. Por, sidoqoftë, unë jam gati për sfidën që më pret”, thotë Konte.

Sfidanti.al