Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të heqë dorë nga çmenduritë në merkaton e transferimeve. Klubi parizien pavarësisht blerjes së bujshme të Neymar synon të bëjë një tjetër lëvizje që të lë me gojë hapur; sjelljen në kryeqytet të Kylian Mbappe vëmendjen nga i cili nuk e ka shkëputur në asnjë moment. Siç dihet, Monaco e ka vlerësuar kartonin e 18 vjecarit me 180 milionë Euro, një shifër që të sjell mendjen vërdallë në momentin kur e dëgjon. Mbappe kërkohet edhe nga Reali i Madridit që duket se është një hap para parizienëve duke qenë se është klubi i preferuar i vetë futbollisitit. Por kampionët e Evropës kanë problemin e kohës në këtë pikë. Kjo sepse ‘Los Blancos’ preferojnë që Mbappe të qëndrojë edhe një vit te skuadra e Monacos, dicka që mund të favorizojë Paris Saint Germain që e kërkon që në këtë moment shërbimin e futbollistit. Por ajo që duhet të zgjidhë në këtë moment klubi transalpin është çështja ekonomike duke qenë se duhet respektuar Fair Play Financiar. Një opsion për parizienët për të gjetur rrugëdaljen është shitja e disa prej futbollistëve dhe 3 prej tyre janë me valixhet gati; Krychowiak, Jese dhe Aurier. Por përfitimet më të mëdha Paris Saint Germain pretendon t’i sigurojë nga Di Maria të cilin e vlerëson 70 milionë Euro. Ajo që duhet të bëjnë francezët është t’i gjejnë një skuadër në gjendje që ta paguajnë këtë shifër. Një tjetër emër që pritet t’i thotë ‘Adieu’, Paris Saint Germainit është Julian Draxler për të cilin përpara 8 muajsh u paguan 40 milionë Euro. Agjenti i futbollistit u pa këtë fundjavë në Barcelonë duke bërë që mediat gjermane ta shohin se futbllistin e ardhshëm të katalanasve.
sfidanti.al