Ronaldo dhe Perez janë takuar për herë të pas spekulimeve se CR7 do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Perez priti Ronaldon në stërvitjen e parë pas kthimit nga pushimet, kuptohet s’ishte si te tjeret.
Ky ishte takimi i parë që nga koha kur filluan të qarkullojnë zëra se Cristiano dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Marca e AS raportojnë se Perez dhe CR7 kanë qëndruar për një kohë në qendrën stërvitore të “Los Blancos” pas stërvitjeve.
Sipas mediave spanjolle ata kanë diskutuar për shumë gjëra dhe qëndrimi i portugezit në Madrid më as që vihet në dyshim, ai dëshiron të vazhdojë të triumfojë me fanellën e bardhë.