Taulanti kërkon një ..formacion, ai i Bazelit më i urtë se …kuqeziu

Nuk mund të thuhet se “njeriu i zi i stolit” ishte Xhani De Biazi dhe me largimin e tij nga Kombëtarja,  ruleti i fatit do të shenjonte  zaret e bekuar. Mirepo sa punë dreqi,kur stoli është bërë makth për futbollistin, jo vetëm tek ekipi përfaqëuses, por edhe kur zbret ne klubin e tij.  Taulant Xhaka sërish në stol te Bazeli. Për të dytën javë radhazi, zv. kapiteni i ri i kampionëve të Zvicrës nuk po gjen hapësirë në formacionin e trajnerit Viki për shkak të skemës së re 3-5-2 që ai po aplikon. Megjithatë, edhe pa Xhakën, Bazeli arriti të fitonte në ndeshjen e javës së 3-të të Super Ligës zviceranë në transfertë ndaj Thunit me rezultatin 0-3. Mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 83-të.

Duket se është një Xhakë tjetër në Zvicër, i cili edhe pse po flriton me stolin në dy javët e para, nuk ka të drejtë të thotë si me Kombëtaren se s’ po luan më shumë për arsye inati sesa për vlerat teknike. Kur nuk luan me Bazelin, sado qe t’i hapesh veshët, s’mund të dëgjosh frazen patriotike “ se unë luaj per flamur , për shqiponjën dhe aspak për trajnerin”.  Madje Taulanti i Bazelit, i jep ujë në bisht të lugës Taulantit të Shqipërisë, sepse vërtetë e ka humbur fushën dhe ka fituar stolin, por rebelimi i tij nuk haset kërkund, aq sa të bind se heshtja dhe lufta  me veten janë terapia më e këshilluar..

Sfidanti.al