‘Ligji’ i çuditshëm i Realit për Bale; e ndalon të luajë futboll në oborrin e shtëpisë së tij

Reali i Madridit kërkon të mbajë Gareth Bale sa më në formë dhe për këtë arsye ai ka vendusr një ‘ligj’ të çuditshëm ndaj tij; të mos luajë futboll në oborrin e shtëpisë  së tij në Uells. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ është pikërisht frika e ndonjë dëmtimi të mundshëm të uellsianit, ajo që i ka shtyrë drejtuesit e Realit të Madridit t’i ndalojnë 27 vjecarit në mënyrë kategorike të luajë me miqtë e tij futboll në kopshtin e banesës së tij. Mësohet se Bale ka ndërtuar një fushë minifutbolli pranë banesës së tij, por që për fat të keq ai nuk do të lejohet ta përdorë ate. Kjo shtëpi që është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 4 ha, vlerësohet me 4.5 milionë Euro.

Sfidanti.al