Neymar ‘financon’ Barcelonën; katalanasit përgatisin ‘goditjen e trefishtë’; Coutinho, Dembele dhe Iñigo Martinez.

Pas largimit të Neymar te Paris Saint Germain lind në mënyrë të paevitueshme pyetja: Çfarë do të bëjë Barcelona me 222 milionë Eurot e përfituar prej tij? Përgjigjja është e thjeshtë; do të bëjë blerje të reja. Sipas medias spanjolle skuadra blaugrana është shumë pranë realizimti të 3 goditjeve të rëndësishme në merkato;  Iñigo Martinez, Coutinho e Dembélé.  E përditshmja ‘Sport’ thekson se tashmë Barcelona e ka gjetur akordin me të 3 futbollistët dhe tani  i duhet të bindë klubet respektive të tyre gjë që duket se nuk është një mision i pamundur. Iñigo Martinez ishte vënë edhe në shënjestrën e Interit e Juventusit, por katalanasit bënë hapa më të mëdhenj një garën për blerjen e mbrojtësit të Real Sociedad drejtuesit e të cilit kanë pranuar kontaktet me Barcelonën. Ajo që duhet të bëjnë nënkampionët e Spanjës tani është të paguajnë klauolën e zgjidhjes së kontrarës së futbollistit prej 32 milionë Eurosh, gjë që duket se kanë ndërmend ta bëjnë vërtet. Përsa i përket Dembele, vlen të theksohet deklatata e vetë futbollistit; ‘Lexova në media për interesin e Barcelonës, çdo lojtari do t’i pëlqente të luante për këtë skuadër. Është një kënaqësi të shoh emrin tim të lidhur me atë të Barçës’. Sipas medias spanjolle, Dortmund që fillimisht këmbëngulte për të mbajtiur Dembele, duket se po lëshon pak nga pak pe dhe transferimi i francezit në Camp Nou mund të realizohet për 90 milionë Euro. Përsa i përket Coutinhos, ai po përkufizohet prej javësh si pasuesi i Neymar kjo edhe për faktin se duket se Barcelona ka mundur të gjejë akordin edhe me Liverpoolin pas atij me futbollistin për blerjen e tij për 80 milionë Euro: Me pak fjalë, motoja e Barcelonës në këto ditë është; merr 3 futbollistë me çmimin e njërit për të përforcuar njëherësh disa reparte të fushës, dicka që pritej.

sfidanti.al