Tërhiqet De Grasse, Bolt një rival më pak në Botërorin e Londrës

Botërori i Atletikës së Londrës humbet një prej protagonistëve të tij. Bëhet fjalë për sprinterin Andre De Grasse i cili u tërhoq për shkak të një dëmtimi muskular në kofshën e djathtë. Atleti 22 vjecar kanadez kishte sfiduar bolt në garën e 100 m dhe nuk e fshehu aspak dëshpërimin e tij për shansin që e humbi duke qenë se Bolt pas këtij evenimenti nuk do të jetë më në pistat e atletikës. ‘Mendoj për botërorin e atletikës dhe garën e 100 m prej 1 viti-pohoi De Grasse-isha në formën më të mirë dhe doja të garoja përkrah atletëve më të mirë të planetit. Nuk e imagjinoja se do ta humbisja këtë shans, por duhet të pranoj realitetin.Jam i trishtuar, por do të kthehem më i fortë se kurrë’. Andre De Grasse fitoi 3 medalje në Lojërat Olimpike të Rio De Janieros vitin e kaluar; të argjendtën në 200 m, dhe të bronztën në 100 m dhe në stafetën 4×100 m. Kanadezi është parashikuar që të qëndrojë jashtë pistave të atletikës për një periudhë nga 4-6 javë.

sfidanti.al