Gareth Bale është një ndër transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit botëror me Realin e Madridit që i pagoi Tottenhamit 101 milionë Euro për të blerë kartonin e tij. Por ajo që shqetëson më shumë drejtuesit e klubit merenges është pikërisht rendimenti jo shumë i mirë i futbollistit sidomos në sezonin e kaluar dhe gjatë turneut veror. Statistikat nuk gënjejnë kur thonë se që nga 2014 e deri tani cdo gol i Bale i ka kushtuar Realit të Madridit plot 2 milionë Euro. Nëse shifra prej 101 milionë Eurosh që Los Blancos paguan për uellsianin do të pjesëtoheshin me 6 vitet e kontratës së firmosur prej tij, rezulton se për të është derdhur mesatarisht 16.8 milionë Euro cdo vit.
Kësaj shifre i shohet ajo prej 18 milionësh që i korrespondon pagës bruto të futbollistit për ta cuar shifrën e investimit në 34.8 milionë Euro në vit për Bale. Gareth Bale ka zhvilluar 150 ndeshje me fanelën e Realit dhe secila prej tyre i ka kushtuar skuadrës kampione të Spanjës 927 mijë Euro. Cdo gol i shënuar ka kushtuar 2 milionë Euro, ndërsa për cdo assist, Reali ka shpenzuar 2.7 milionë euro. Për të mos folur që për cdo minutë të luajtur, nga arkat e Realit për Bale kanë dalë 12 mijë Euro. Përsa i përket vetëm sezonit 2016/2017, Realit i ka kushtuar Bale 1.3 milionë euro për cdo ndeshje të luajtur dhe raporti ishte 27 nga 60 sfida totale, ndërsa për cdo gol të shënuar, që ishin 9 në total, kostoja e ‘Los Blancos’ shkoi në 7 milionë Euro.
sfidanti.al