“Ujkonja” befason, kërkon një lojtar të Juventusit që doli tepër

Futbollisti që, tani, te Juventusi me siguri që ka dalë “tepricë”, mbas ardhjes në ekip të Dagllas Kostës dhe Federiko Bernardeskit, ka shumë mundësi që të përfundojë te një nga rivalet më të mëdha të tij, te Roma. Fjala është për kolumbianin Huan Kuardado që do ta ketë të vështirë që, sezonin e ardhshëm, të sigurojë ndonjë minutazh të madh loje te ekipi juventin. Ndërkohë, Kuardado, gjatë pjesës së rëndësishme të sezonit të kaluar, nuk ka qenë në formë të mirë dhe, megjithëse trajneri Masimiliano Alegri thotë se ai është i rëndësishëm për klubin, ka shumë mundësi që, në rast të ndonjë oferte të mirë, ai të largohet nga Juventusi.

Intresim për Kuardadon, deri tani, kanë treguar tre klube të mëdhenj, dy italianë dhe një anglez, Interi, Milani dhe Arsenali, meëgjithëse ndonjë ofertë konkrete ende nuk është paraqitur. Por, tani në garë po hyn edhe “ujkonja” romane, ndërkohë që thuhet se Juvja nuk do të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit kolumbian për më pak se 30 milionë euro.

sfidanti.al