Punë e mbaruar: Nemanja Matiç kalon te Mançester Junajtidi

Duket se Nemanja Matiç, tanimë, është lojtar i ri i Mançester Junajtidit, pasi mediumet anglezë bëjnë të ditur se futbollisti serb i Celsit ka kaluar të gjithë kontrollet mjekësorë në kompleksin stërvitor të “djajve të kuq” në Karington. Po ashtu, është publikuar edhe një foto e Matiçit më bluzën e Junajtidit, megjithëse ende nuk është konfirmuar autenciteti i kësaj fotoje. Matiçi te Junajtidi do të mbajë bluzën me nr.31 që, më parë, e ka mbajtur Bastian Shvajnshtaigeri. Besohet se futbollisti serb, tanimë, është marrë vesh edhe për kushtet personale me Junajtidin, ndërkohë që ai nuk është nisur me Celsin në turneun në Kinë dhe Singapor.

Trajneri i “djajve të kuq”, Murinjo, e ka dashur prej kohësh Matiçin në ekipin vet, kështu që duket se dëshira e tij, tanimë, u përmbush.

Sfidanti.al