Ibrahimovic në MLS? Presidenti i LA Galaxy mendon të kundërtën

LA Galaxy dëshiron shumë që të ketë në radhët e saj Zlatan Ibrahimovic, por mesa duket ajo nuk do të realizohet, pasi suedezi nuk e ka ndërmend të braktisë kontinentin evropian. Është i bindur për këtë presidenti i klubit kalifornian të MLS, Chris Klein i cili shprehu bindjen se 35 vjecari do të jetë ende pjesë e ndonjë kampionati në Evropë. ‘Pasi të ketë përfunduar fazën e riaftësimit, Ibrahimovic do të kthehet në Evropë-tha Chris Klein-i pëlqen klubi ynë dhe Los Angelesi dhe ne jemi të interesuar për të siguruar shërbimin e tij, por unë besoj se ai do të qëndrojë në Evropë. Gjithsesi dyert tona janë të hapura për një futbollist të kalibrit të Ibrahimovic’.Një deklaratë kjo që të lë të kuptohet se Ibrahimovic me shumë gjasa do të kthehet të luajë me Manchester United pavarësisht përfundimit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq në 30 qershor.

sfidanti.al