Është 14 vjeç, por veshi fanelën e Skocisë kundër “armikut” Angli

Karamoko Dembele nuk është skocez nga origjina, por i tillë nga nënshtetësia. Vogëlushi, i cilësuar si një talent i madh futbolli, veshi fanelën e Skocisë U16 në fitoren 2-0 ndaj Anglisë U16, ndonëse është ende 14 vjeç. Dy skuadrat u ndeshën në stadiumin “Forthbenk” dhe talenti i Sëlltikut ishte titullar duke luajtur 60 minuta. Interesant fakti se më parë, ai ndoshta “gabimisht”, luajti edhe për Anglinë, por më pas ndërroi përfaqësimin. Gjithsesi, heronjtë ishin të tjerë, pasi golat për skocezët u shënuan nga Konor Barron dhe Fin Ekrepont. Dembele do të ketë rast të shkëlqejë një herë tjetër.

Sfidanti.al