Konte zbulon se cilin sulmues do ta blinte pa mëdyshje!

Antonio Konte vendosi që të hiqte dorë nga shërbimet e sulmuesit Diego Kosta dhe, në vend të tij, të sillte te Celsi spanjollin tjetër, Alvaro Morata, por, ndërkohë, mediumet ishullorë zbulojnë një detaj interesant lidhur me pozicionin e këtij sulmuesi te “blutë” e Londrës. Trajneri italianu pyet se cili, sipas tij, është sulmuesi më i mirë, pra, ai sulmues që ai do ta angazhonte pa asnjë mëdyshje, po të ekzistonte mundësia.

“Në rast se do të duhet që të blija një sulmues, ky do të ishte Hari Kein, pasi, për mua, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai është i fortë fizikisht dhe luan për mrekulli si me top, ashtu edhe pa të, ndërsa është luftarak dhe lufton fort edhe në ajër. Nëse dikush do të dojë që ta blejë Harin, atëhere, ai duhet të nxjerrë nga ‘qesja’, të paktën, 100 milionë sterlina”, vuri në dukje Antonio Konte.

Sfidanti.al