Brishtësia e Sharapovës, tenistja ruse rrëfehet: Kam pasur frikë

Maria Sharapova thyen heshtjen dhe kërë e bënë nëpërmjet një artikulli të publikuar në The Players Tribune’, blogu i famshëm amerikan, duke shprehur zhgënjimin për kritikat e kolegëve të saj dhe frikën për të ardhmen që e ka shoqëruar në periudhën më të errët të jetës së saj. ‘Ka persona që të mbështesin kur je në kulmin tënd, por kur situata të kthehet kundër, e gjen veten krejtësisht të vetme-shkruan Masha në artikullin e saj ne formen e nje letre-ka qenë një periudhë e gjatë frike për mua’. Është një letër, ku siberiania u shfaq krejtësisht e brishtë, ndryshe nga sa duket në fushën e lojës. ‘Të gjithë në jetën time donin të dinin vetëm një gjë; si ndihesha? Miqtë e mi, familja ime, media. Këtë pyetje ia bëra edhe vetë vetes; Maria si ndihesh?

Dhe përgjitjja ishte e njëjta: Nuk e di, nuk e kam aspak idenë. Në atë përiudhë kuptova se nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër; duhet të dilja nga e panjohura që më rrethonte-vijonte Sharapova në letrën e saj. Skualifikimi i saj bëri që të shpërthejë bomba dhe shumë kolegë nga Andy Murray e deri te Eugenie Bouchard i dolën kundër duke e kritikuar ashpër: ‘Jam e ndërgjegjshme për atë që një pjesë e kolegëve të mi thanë në lidhje me cështjen time. Një gjë të tillë nuk mund ta injoroja e në të njëjën kohë nuk desha t’u përgjigjesha kritikave-shkruan Sharapova. Tenistja ruse pas 15 muajsh skualifikimi u detyrua të tërhiqej nga Turneu i Romës për shkak të një dëmtimi muscular  dhe ajo e shpjegon këtë situatë:

’Dukej diçka mizore, pas 15 muajsh qëndrimi larg fushave të tenisit. Po filloja të ndihesha mirë, po bëjë hapa para, kur në mënyrë të papritur u detyrova të bëja hapa të tjerë prapa. Dukej sikur dikush po tallej me mua. Shumë prej atyre që nuk kanë simpati për mua do të mendojnë ‘Karma’ kur të lexojnë kërë. Këto dy vite kanë qenë shumë më të vështirë nga sa mund të mendoja. Por pasioni për tenisin nuk u shua kurrë, përkundrazi u bë gjithnjë e më i fortë-mbylli letrën e saj Maria Sharapova.

Sfidanti.al