Hames Rodrigezi zemëron tifozët e Realit, fjale qe shpojne zemren

Duket se përforicmi i ri i Bajernit të Mynihut, Hamez Rodrigez, e harroi shumë shpejt se nga ka ardhur në Gjermani, ndërsa ai bëri një deklaratë publike që me siguri nuk u ka pëlqyer tifozëve të Realit. Pyetjes së një gazetari se si dhe përse vendosi që të largohej nga Reali kampion i Evropës për të Bajerni, ai dha një përgjigje mjaft interesante:“Bajerni është një klub i madh, ashtu si edhe Reali, dhe, ndoshta, edhe më i madh!”, ishin fjalët e para që Hamezi shqiptoi para medias gjermane.

Lojrat e tij më të mira, Hames Rodrigezi, në realitet, i ka zhvilluar te Reali i Madirdit, kur ky i fundit drejtohej nga Karlo Ançeloti, kështu që shpresohet që ky bshkëpunim i suksesshëm të vazhdojë edhe tek ekipi bavarez. “Megjithëse, nuk kemi bashkëpunuar bashkë, gjatë dy viteve të fundit, ne, gjithnjë, kemi qenë në kontakt. Ne kemi pasur një super komunikim dhe, për mua, është shumë argëtuese puna me Karlon”, vuri në dukje futbollisti kolumbian.

Sfidanti.al