Tyson Fury këtë radhë e ka seriozisht; var dorezat e boksit në gozhdë

Këtë radhë Tyson Fury e ka seriozisht kur thekson se do të tërhiqet përfundimisht nga boksi. Britaniku 28 vjecar këtë radhë përdori rrjetin social Instagram për të deklaruar se karrierës së tij po i vjen fundi edhe pse kjo u bë në mënyrë indirekte. ‘Kam qenë i bekuar për arritjet e mia në karrierën time si boksier dhe në jetë-lexohet në postimin e Fury-ka qenë një udhëtim epik. Falenderoj të gjithë tifozët që më mbështetën dhe që patën besim te unë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Shpresoj që të jeni argëtuar ashtu sikurse edhe unë. Fund’. Tyson Fury nuk ngjitet në ring që nga nëntori i vitit 2015 kur mposhti Wladimir Klitschkon për t’u shpallur kampion bote në WBA, IBF, WBO dhe IBO. Në dy raste Fury u tërhoq nga sfida e revanshit me ukrainasin me motivin e problemeve shëndetësore, ndërkohë ndaj tij u ngritën akuza edhe për përdorim dopingu. Në 2016, Fury bëri komunikatën e tij të parë për tërheqjen nga aktivitetert, por ktheu mendje, ndërkohë që pak kohë më vonë hoqi dorë edhe nga titujt e fituar.

sfidanti.al