Daniela Ospina mungoi në prezantimin e James Rodriguez; Ja arsyeja!
James Rodriguez e ka bërë prezantimin me Bayernin e Mynihut prej ditësh dhe tashmë ndodhet në Azi për të të zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri me bavarezët. Ajo që ra në sy ditën që kolumbiani u shfaq përkrah drejtuesve të Bayernit në ceremoninë e prezantimit ishte mungesa e bashkëshortes dhe vajzës së tij Daniela Ospinë e salome. Një situatë kjo që bëri të ngrihen dyshime për raportet e futbollistit me Danielën, por që u shuan menjëherë. Portali colombia.com në fakt zbuloi arsyen e vërtetë të mungesës së saj. Modelja kolumbiane në fakt atë ditë qëndroi në Medellin për të bërë disa punë personale gjë që tregohet nga fotot e postuara prej saj në rrjetet sociale. Megjithatë ajo nuk ngurroi që të dërgojë një mesazh James Rodriguez kur i tha se është përsoni që arrin të kalojë gjithcka.
sfidanti.al