Frederik Veseli është i lumtur për debutimin e suksesshëm në Serinë A, si dhe është krenar për origjinën e tij. Ky ishte thelbi i intervistës së mbrojtësit të kombëtares për gazetën italiane, “Il Tirrenio”, pasi arriti më në fund të luante për ekipin e tij, Empolin. Gazetari italian e ka pyetur se mos ndoshta Veseli u ndihmua edhe nga karakteristika dalluese shqiptare, krenaria.
“Më vjen mirë që këtë e dalloni edhe ju, – tha mbrojtësi, – për ne është normale, ndoshta për faktin se jemi vend i vogël apo për shkak të historisë. Gjithsesi, të ndihesh krenar, ndihmon”. Veseli kaloi 4 muaj në pritje të zgjidhjes së problemeve dhe pohon se “ishte periudhë e vështirë”. Tregon se ish-lojtari i Empolit, Elseid Hysaj, shok i tij në kombëtarem i dërgoi mesazh mbështetjeje duke i thënë se kishte gjetur klubin e duhur dhe se do të kishte padyshim sukses.
Këtë të diel, Veseli shpreson të luajë sërish për Empolin, këtë herë ndaj Kievos. I cilësuar prej kohësh si talent i rëndësishëm europian, Veseli beson se do të konfirmohet në moshën 25-vjeçar, pasi dëmtimet e penguan tek Mançester Siti e Mançester Junajtid, ndërsa doli kampion i botës me Zvicrën U17.
B. Kuka