Muguruza e Federer respektuan traditën e Wimbledon me ‘Vallëzimin e Kampionëve?

Vallëzimi  i Kampionëve ka qenë një event tradicional në përfundim të turneut legjendar të Wimbledon. Në mbrëmjen gala që zhvillohej me këtë rast, kampionët e kategorive meshkuj e femra, vallëzonin së bashku për hapjen e festës, një traditë kjo që me kalimin e kohës u ndryshua nga organizatorët duke e kthyer në një Darkë të Kampionëve. Megjithatë ka nga ata që dëshirojnë të respektojnë traditën. Vitin e kaluar e bëri Djokovic me Serena Williams, ndërsa për këtë vit i takon dyshes Muguruza-Federer.  Në fakt tenistja spanjolle që në finalen e së shtunës mundi Venus Williams me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ftoi Federer për Vallëzimin e Kampioneve. ‘Roger Federer je gati për vallëzuar?-shkruhet në postimin e Muguruzës, e cila mori përgjigje të menjëhershme nga tenisti më i mirë i të gjitha kohërave. ‘Le ta bëjmë këtë, kampione-ishte komenti i 35 vjeçarit që e pranoi me kënaqësi këtë ftesë të Muguruzës.

sfidanti.al