Megjithëse, sikurse thuhet, lojtari mesfushor italian i PSZH-së ka refuzuar që të shkojë në Barcelonë, presidenca barcelonase nuk po heq dorë nga Verati. Oferta e re e dërguar nga klubi katalonjas në adresë të klubit francez të mësipërm thotë: 70 milionë euro plus Ivan Rakitiçin për Veratin! Sidoqoftë, çështja tani është, nëse do të pranojë PSZH-ja, ndërkohë që oferta është mjaft e mirë dhe kryesia e klubit francez me siguri që do të mendojë mirë para se të japë përgjigje. Tani, duhet që të pritet, nëse PSZH-ja do ta pranojë ofertën, apo Barcelona do të dërgojë ndonjë ofertë edhe më të madhe.
Sfidanti.al