Mançester Siti merr edhe një “vunderkind” tjetër brazilian

Mbas angazhimit të Gabriel Zhesusit, sezonin e kaluar, Mançester Siti ndodhet në rrugën që të sjellë edhe një supetalent tjetër brazilian. Media angleze shkruan se se “qytetarët” kanë arritur marrëveshje me “Vasko de Gamën” për transferimin e Dagllas Luizit 19-vjeçar që luan në mesfushë dhe konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Amerikën e Jugut, ndërkohë që për të kishin treguar interes edhe Borusia e Dortmundit dhe Monako, por garën, sidoqoftë, e fitoi ManSiti.

Sipas mediumeve, Siti do të paguajë për të 13 milionë euro dhe, menjëherë, do ta huazojë në Primeren spanjolle, në Xhirona. Atje, Dagllasi do të ketë shansin që të tregojë cilësitë e tij në Evropë, të mbledhë përvojë dhe, kur të jetë gati, të shpërngulet për në “Etihad”.

Sfidanti.al