Lukaku, përse e detyrove policinë të të trokiste pesë herë në derë?!

Romelu Lukaku është në telashe në SHBA pasi policia u detyrua ta arrestonte dhe ta denonconte. Futbollisti i ardhshëm i Mançester Junajtidid, e vazhdoi gjykimin në gjendje të lirë, sipas vendimit të gjykatës amerikane, veçse historia e tij i ka shkaktuar shumë shqetësim klubit anglez. Djaloshi nga Belgjika, me origjinë nga Afrika, mund t’ia kishte hedhur fare lehtë, nëse do të ishte treguar më i logjikshëm, por kjo nuk ndodhi.

Policia nxorri në dritë raportin e aksionit të saj ku shkruhej se agjentët kishin qenë të detyruar të shkonin pesë herë në të njëjtën shtëpi, në Beverli Hills (Los Anxhelos), një banesë e madhe e marrë me qira nga Lukaku, dhe ku po bëhej një festë. Banorët fqinjë ishin shumë të shqetësuar nga zhurmat dhe telefoni i policisë nuk rreshtte së rëni. Lukaku dhe miqtë e tij i përcollën katër herë policët duke premtuar se nuk do të bënin më zhurmë, por ndodhi e kundërta. Herën e pestë “u mbush kupa” dhe policia u kthye në komisariat së bashku me fajtorin që kishte lënë lagjen pa gjumë.

Sfidanti.al