Futbolli për të ka qënë një ruletë fati dhe ai nuk çuditet që në ditët e Europianit kishte petkun e heroit me Italinë, kurse me trajnerin e Interit, De Bur, shfaqet shumë pak në fushë. Italo-braziliani Eder, gjithësesi, pas ndeshjes me Sauthepton, ka dëshirë të inkurajojë Interin dhe shokët e ekipit për një provë karakteri. “ Mendoj se, ndonjëhere, duhet sakrificë dhe me anglezët e Sauthehptonit kjo u pa qartë. Kishim nevojë për një rezultat pozitiv, për të lënë pas një javë plot me polemika, për të qetësuar shpirtin që bashkon futbollistet me tifozet. Ka momente, ku rezultati është një nevojë jetike dhe goli i Kandrevës u shfaq dhe më i bukur se duhej”
Eder, një misionar goli, kthen kokën pas për të treguar një sekret që dihet nga të gjithë: “ Titulli fitohet nga ekipi që pëson më shumë. Juventusi krenohet me treshen prapa dhe ka të drejtë për këtë. Meritojnë një monument për atë që kanë bërë. Më mungon goli? Unë jam nga ata që nuk shaj nëpër dhembë trajnerin, ngaqë I respektoj zgjedhjet e tij. Por, më mungon fusha dhe 10 apo 20 minuta janë shumë pak. Nuk mund të them më shumë..”